Lionel Messi pritet të jetë i gatshëm për lojë për Botërorin që nis të enjten e ardhshme.
38-vjeçari iu bashkua grupit tek Argjentina, fituese në fuqi e Kupës së Botës.
Messi nuk ka stërvitur për dy javë me grupin pas lëndimit muskulor.
Por, mund të luajë në dy miqësoret e fundit, ndaj Hondurasit dhe Islandës.
Messi u lëndua më 24 maj, sa ishte tek Inter Miami, klubi i tij.
“Leo po bën progres. Ai nuk do të stërvitet më i vetmuar. Është përmirësuar shumë dhe mund të luajë disa minuta në njërën prej miqësoreve”, ka deklaruar Lionel Scaloni të shtunën.
Edhe
Messi nuk do të startojë ndaj Jordanisë
Argjentina e nis Botërorin më 22 qershor në Arlington ndaj Austrisë.
Në Grupin J janë edhe Islanda dhe Algjeria.