Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se çështja e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër është “çështje e brendshme e Serbisë”. Ai për televizionin serb “RTS” ka thënë se nuk di se çfarë lidhje ka “Ibri me Shqipërinë”.
“Është çështje e brendshme e jona. Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, tha Vuçiq.
Deklarata kërcënuese e presidentit serb, Vuçiq, për mundësinë e ndërrimit të rrjedhës së lumit Ibër është vlerësuar shoviniste e destabilizuese nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. E në reagimin e tij, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka thënë se uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik e as si mjet për të ndëshkuar një vend.
“Serbia është palë e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë... Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore”, ka shkruar ministri Hoxha.
Presidenti serb në deklaratën e tij nuk e ka fshehur qëllimin e idesë për Ibrin, duke thënë se “meqë serbët po maltretohen në Kosovë, me ndryshimin e rrjedhës së tij do të shohim se çfarë do të bëjnë dhe si do të sillen shqiptarët”. I njëjti, edhe në dhjetor të vitit 2024, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ka thënë se ideja e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit ekziston që nga viti 1985.
“Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiq më 9 gusht gjatë një vizite në një punishte në Beograd.
Vuçiqi është pyetur për çështjen e KFOR-it.
Edhe
Kosova dhe Shqipëria: Deklarata e Vuçiqit destabilizuese e në kundërshtim me konventat ndërkombëtare
Pas më shumë se dy dekadash, KFOR-i ka nisur ndryshimin e mënyrës së sigurisë në dy pika të rëndësishme në Kosovë. Policia e Kosovës po integrohet gradualisht në sigurinë e Manastirit të Deçanit, ndërsa KFOR-i ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga Ura e Ibrit në Mitrovicë. Të dyja proceset, sipas KFOR-it, do të zhvillohen në mënyrë graduale
Vuçiqi tha se do të bisedojë sonte me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq.
“Për këtë arsye pasoi ndërhyrja jonë, që një gjë e tillë nuk duhet të lejohet. Për mua asgjë nga kjo nuk është e papritur. Mos harroni: 19 vende të NATO-s na bombarduan në vitin 1999, me një qëllim të vetëm, që të na e marrin Kosovën dhe Metohinë”, tha Vuçiq.
-
Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ta ndryshuar rrjedhën e Ibrit
-
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
-
Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar për kërcënimin e Vuçiqit që t’i ndërrohet rrjedha Ibrit
-
Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve