Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke thënë thënë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten prioritete të Shteteve të Bashkuara.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, ka deklaruar zëdhënësi i DASH-it për Radio Evropën e Lirë.
Reagimi i Departamentit amerikan të Shtetit vjen pas deklaratave të Vuçiqit, i cili ka kërcënuar se Serbia mund të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër
“Të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët pastaj”, ka thënë Vuçiqi.
Deklarata nxiri reagime në Kosovë e Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. E më herët sot, Komisioni Evropian nuk ka komentuar në mënyrë direkte deklaratat e Vuçiqit dhe nëse një gjë e tillë do të ketë pasoja për rrugëtimin e Serbisë drejt integrimeve evropiane. Në vend të kësaj zëdhënësja e BE-së për çështje të jashtme, Annita Hipper, vetëm ka rikujtuar se deklaratat e tilla nuk e ndihmojnë normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa ky normalizim është parakusht për progresin drejt BE-së për të dyja palët.
Komisioni Evropian për deklaratën rreth ndryshimit të rrjedhës së Ibrit: Nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
Komisioni Evropian nuk ka komentuar në mënyrë direkte deklaratat e presidentit të Serbisë për planet për...-
Komisioni Evropian për deklaratën rreth ndryshimit të rrjedhës së Ibrit: Nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
-
Vuçiqi për rrjedhën e lumit Ibër: Është çështje e brendshme e jona, s’di çfarë lidhje ka me Shqipërinë
-
Vuçiqi flet sërish për urën mbi Ibër, thotë se do të flasë me evropianët e më pas edhe Washingtonin
-
Vuçiq: Ura mbi Ibër ishte pjesë e dialogut, tani duan ta heqin
-
Vuçiqi i kërkon Ruttes që NATO të mos mbështesë hapjen e urës mbi Ibër