Krijimtaria dramaturgjike e Jeton Nezirajt vazhdon t’i shtojë lexuesit potencialë. Të përkthyera kryesisht në turqisht, tani dramat e tij do të jenë të qasshme edhe për lexuesit italianë.
Shtëpia botuese “Editoria & Spettacolo”, e njohur kryesisht për botimin e titujve dramaturgjikë, ka botuar këtyre ditëve librin “Il volo sopra il teatro del Kosovo / 5 plays”, që përfshin pesë tekste dramaturgjike të autorit nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Brenda kësaj përmbledhjeje përfshihen dramat “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” (përkthyer nga Kamela Guza), “Lufta në kohën e dashurisë” (përkthyer nga Valbona Malaj), “Border Ballkan” (përkthyer nga Liljana Cuka Maksuti), “Peer Gynti nga Kosova” (përkthyer nga Valbona Xibri) dhe “Një shfaqje teatri me katër aktorë…” (përkthyer nga Liljana Cuka-Maksuti).
Këtij botimi, me kopertina verdhekaltër, i është bashkëngjitur edhe një parathënie e zgjeruar nga historiania dhe shkrimtarja italo-amerikane, Anna di Lellio.
Në shtator të këtij viti, qendra “Multimedia” kishte botuar librin “Dy drama” të dramaturgut sicilian Tino Caspanello.
Në bashkëbisedim që kishte shoqëruar përurimin e botimit, përveç autorit italian, kishte qenë i pranishëm edhe Maximilian la Monica, drejtor i shtëpisë botuese “Editoria & Spettacolo”, në Romë, që tani ka sjellë para publikut italian krijimet dramaturgjike të Nezirajt...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)