Futboll

Super Rrahmani, realizon sërish për Spartën e Pragës

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ia ka siguruar fitoren të dielën mbrëma skuadrës së Spartës së Pragës. 
Sparta Praga në kuadër të xhiros së katërt të elitës së futbollit çek e mposhti 1:0 skuadrën Sigma Olomouc.

Golin e fitores për Spartën e realizoi Rrahmani në minutën e 56-të. Ai shënoi gol të bukur nga afërsia. 

Për Reprezentuesin e Kosovës ky ishte goli i katërt në katër ndeshjet e fundit. 

Ai luajti deri në minutën e 81-të dhe ishte më i dalluari në ndeshje. 

Ermal Krasniqi mbeti sërish në bankën e rezervistëve te Sparta.