Kulturë

“Bukuria e asaj që mbetet” me njollat e arta nga e kaluara

Sfida me ndërtesat e një kohe të caktuar është rivitalizimi i tyre. Ekspertët, por edhe grupet e tjera të interesit kanë hall se deri ku mund të ndërhyhet në një ndërtesë të caktuar. Por gjithsesi duhet të ruhet e bukura e asaj që ka mbetur, shkruan sot Koha Ditore.

Arkitektja turke, Aslihan Demirtas, ka folur pikërisht për këtë çështje në ligjëratën e saj “Bukuria e asaj që mbetet”, të organizuar nga fondacioni “Lumbardhi” e Fondacioni i Arkitektëve të Kosovës. Në ligjëratën e mbajtur të premten mbrëma në “Kino Armata” në Prishtinë, Demirtas ka thënë se asnjëherë një qytet nuk arrin të kompletohet sa u përket ndërtimeve në një periudhë të caktuar.

Për këtë ka marrë shembull Stambollin prej nga vjen si qytet që përfaqëson kohë të ndryshme historike nëpërmjet ndërtesave që ka. Është ndalur te një konstatim i kritikut me nam të artit, anglezit John Ruskin, i cili veproi në shekullin XIV. “Njollë artë e kohës”, kishte thënë ai për njollat e kohës në muret e ndërtesave të vjetra.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)