Kulturë

Atraksionet kulturore të Britanisë përballen me numër të vogël vizitorësh

(The Guardian) – Numri i vizitorëve në atraksionet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar është ende gati një çerek më i ulët se para pandemisë, falë stuhisë së COVID-it, Brexit-it, çmimeve të energjisë dhe krizës së gjerë, sipas organeve të sektorit tregtar.

Shifrat e publikuara të premten nga Shoqata e Atraksioneve Kryesore të Vizitorëve tregojnë se derisa numri i vizitave në faqet e saj u rrit me 69 për qind në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, ishte ende më i ulët numri krahasuar me vitin 2019.

Berndard Donoghue, drejtor i organizatës, ka përshkruar rritjen vjetore si “ndoshta më e mira për të cilën mund të shpresonim”, duke pasur parasysh sfidat e pashembullta me të cilat u përballën muzetë, galeritë, katedralet dhe parqet më të famshme në Britaninë e Madhe.

“Ne si sektor nuk jemi goditur kurrë nga kaq shumë ndryshime në të njëjtën kohë, të cilat janë krejtësisht jashtë kontrollit tonë”, ka thënë ai për “Guardian”. “Jo vetëm pandemia, por edhe kriza e kostos së jetesës, kostot e energjisë por edhe nga kaosi i Brexit-it”.

“Stafi dhe rekrutimi janë një nga sfidat më të mëdha për turizmin dhe mikpritjen, një pjesë e kësaj sfide të madhe është zëvendësimi i njerëzve… që u larguan gjatë pandemisë – por pjesërisht për shkak të Brexit-it – për t’u kthyer në vendet e tyre në Bashkimin Evropian ose më tej jashtë vendit”.

“E gjithë shporta me shifra të pakontrollueshme nuk na ka goditur kurrë më parë. Pra, është ende e jashtëzakonshme që po rritet tërheqja e vizitorëve tanë, po mbijetojnë e lulëzojnë çdo ditë pavarësisht nga gjithë faktorët”.

Derisa disa atraksione, veçanërisht ato që janë falas dhe ato në Londër, panë rritje të fortë nga viti në vit, pamja ishte e përzier diku tjetër në Britaninë e Madhe. Kryeqyteti pa rritjen më të madhe mesatare, me rritje të vizitave prej 196 për qind, rritje të vizitorëve në 4.6 milionë në vitin 2022. Muzeu i Britanisë pati rritje për 209 për qind me 4.1 milionë, duke u zhvendosur nga vendi i gjashtë në të tretin.

Muzeu Kombëtar i Skotlandës pati rritje të vizitorëve për 199 për qind në gati 2 milionë vizitorë, ishte në vendin e nëntë në përgjithësi. Vizitorët në “Titanic Belfast” u rritën me 177 për qind me 624 mijë vizitorë.

Donoghue ka thënë se në Londër mungesa e vazhdueshme e vizitorëve nga Kina dhe Lindja e Largët ka qenë sfidë e rëndësishme në vitin 2022. Ka shtuar se atraksionet me pagesë dhe veçanërisht ato jashtë qendrave të qytetit kishin ndier peshën e madhe të çmimeve të benzinës dhe të krizës më të gjerë financiare.

“Kur kostot e benzinës ishin çështja e vërtetë, qendrat e qytetit u bënë më mirë, sepse njerëzit filluan të mbështeten në transportin publik. Por vendet e largëta po prekeshin nga njerëzit që thoshin faktikisht do të më kushtojë më shumë po të vozis”.

Ai ka mirëpritur vazhdimin e lehtësimit të taksave për muzetë dhe galeritë në buxhetin e kësaj jave, por i bëri thirrje Qeverisë për mbështetje më të madhe me kostot e energjisë (“kërcënimi më i madh për qëndrueshmërinë tonë financiare”), ulje e TVSH-së për vizitorët e atraksioneve dhe një shtytje marketingu për turistët e huaj.

“Më duhet të them se mbulimi medial në botë i funeralit të mbretëreshës dhe marrja e frontit të pasardhësit të saj do ta ndihmojë jashtëzakonisht këtë. Do të bëjë një ndryshim për ata njerëz që Britania e Madhe i tërheq për shkak të këtyre gjërave”, ka thënë ai.