“Kur u linda nuk kisha emër, mbiemër, nacionalitet, shtetësi, gjini! Unë jam ende ajo që isha dikur! A jam? Plagë të padukshme kanë plasur nën lëkurën time. Kufijtë kanë paralizuar dëshirat e mia”, është pjesë e një vepre që Qëndresë Deda e kishte prezantuar para audiencës sllovene.
Vepra e prezantuar në Lubjanë në fillim të këtij viti ndërthurte shkrimet e saj personale, poezinë e grafitin, në të cilat ajo shtronte pyetje mbi identitetin, lirinë dhe kufizimet që u imponohen njerëzve që jetojnë në shoqërinë e ditëve të sotme.
Me identitetin e “hapësirën utopike”, Deda preokupohet edhe në një vepër të realizuar së fundmi. E titulluar “Care”, kjo vepër ia ka shtuar asaj titullin “Artiste e së nesërmes”.
Deda, fituese e garës së përvitshme që shpërblen artistët e rinj, nuk është krijuese e zakonshme. Kjo gjë është dëshmuar sa herë që ajo është bërë pjesë e ekspozitave solo a kolektive brenda dhe jashtë Kosovës....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
“Artistët e së nesërmes” për veprën mbi identitetin e përballë utopisë
-
Ekspozita e veçantë e Qëndresë Dedës, fitueses së çmimit “Artistët e së nesërmes”
-
“Artistët e së nesërmes” me 16 konkurrentë
-
Qëndresë Deda, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes”
-
Qëndresë Dedës, Altin Krasniqit dhe Dion Zeqirit - “Artistët e së nesërmes” 2018