Kulturë

Arkeologët palestinezë gjejnë edhe katër varre romake dy mijë vjet të vjetra

Katër varre romake dy mijë vjet të vjetra janë zbuluar në veri të Rripit të Gazës, ka konfirmuar arkeologu palestinez Fadel Al-Otol, për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se tani i është hapur rrugë rekonstruktimit të parë të plotë të varrezës së parë romake në këtë zonë palestineze.

“Pas gjetjes së katër varreve të tjera, numri i përgjithshëm i tyre në këtë varrezë romake, që daton nga periudha midis shekullit të parë para Erës sonë dhe shekullit të dytë, është 134”, citohet të ketë thënë ai. Ka kritikuar burimet e pamjaftueshme financiare vazhdimin e punimeve teksa ka theksuar se bëhet fjalë për të “parin nekropol të plotë romak” të zbuluar në Gaza. Sipas tij, arkeologët kanë gjetur “fragmente qeramike dhe gjësende metali që janë përdorur në rite varrimi”.

Në varreza u gjetën varre të një strukture piramidale, pjesa e brendshme e së cilës po restaurohet nga një ekip teknikësh të udhëhequr prej Al-Otolit.

“Së fundmi këtu u gjetën dy sarkofagë prej plumbi njëri i zbukuruar me hardhi e tjetri me delfinë në not”, kanë konfirmuar arkeologët.

Financimi i gërmimeve dhe restaurimit të këtyre gjetjeve është bërë nga Fondi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore i “British Council”.

Rripi i Gazës është një territor i vogël dhe i varfër në kufi me Izraelin, Egjiptin dhe Mesdheun që kontrollohet prej lëvizjes palestineze Hamas, bllokuar tash e 15 vjet prej autoriteteve izrealite.