Një sarkofag plumbi i epokës romake u zbulua në Rripin e Gazës të dielën, zbulimi i dytë i tillë këtë vit.
“Një sarkofag i dytë prej plumbi u gjet gjatë punimeve të gërmimit në një varrezë në veri të Gazës”, tha për Anadolu Jamal Abu Raida nga Ministria e Turizmit dhe e Antikiteteve në Gaza.
“Sarkofagu i përket ndonjë personaliteti të lartë të epokës romake”, shtoi ai.
Në shkurt, autoritetet palestineze zbuluan një arkivol plumbi në të njëjtën varrezë që u zbulua në veri të Gazës vitin e kaluar.
“Sarkofagu do t’i transferohet Ministrisë së Turizmit dhe të Antikiteteve për të kryer studime dhe kërkime me ndihmën e ekspertëve dhe arkeologëve francezë dhe të tjerë ndërkombëtarë”, tha Abu Raida.
Edhe
Arkeologët palestinezë gjejnë edhe katër varre romake dy mijë vjet të vjetra
Autoritetet palestineze vlerësojnë se rreth 125 varreza të epokës romake janë zbuluar në Gaza.
Gaza është një nga qytetet e lashta të botës. Ajo është sunduar nga faraonët, grekët, romakët, bizantinët dhe muslimanët.