Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Katër shpata romake gjenden në një shpellë në Izrael

Arkeologët kanë gjetur katër shpata romake dhe një armë me bosht, e njohur si “pilum”, që daton 1900 vjet më parë, në një shpellë pranë bregut të Detit të Vdekur në Izrael.

Sipas një deklarate për shtyp nga Autoriteti i Antikiteteve izraelite, shpella e rrallë me armë u gjet në Rezervatin Natyror En Gedi, i ruajtur në këllëf druri dhe lëkure.

“Gjetja e një shpate të vetme është e rrallë – por katër? është një ëndërr! Ne fërkuam sytë për ta besuar”, thanë studiuesit.

Sipas studiuesve armët ishin ndoshta plaçkë lufte të marra nga ushtria romake nga rebelët judeanë, raportoi CNN.

Dëshmia e parë – “pilumi” dhe copat e drurit të punuar që rezultuan të ishin këllëf - u gjetën rastësisht në një shpellë të izoluar dhe të paarritshme mbi shkëmbinj nga arkeologët që studionin një mbishkrim fragmentar me bojë në një stalaktit.

Me gërmimet e mëtejmë u gjet edhe një monedhë që ka mundësi të datojë në të njëjtën kohë si shpatat.