Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Anatomia e ideologjisë për copëtimin e Kosovës

Dobrica Qosiq (1921-2014) është shkrimtari më i njohur që letërsia serbe e ka pasur ndonjëherë. Krijimtaria e tij letrare bart në vete idealizimin e qëndresës së fshatarit serb, të vendosur kundrejt ideve moderniste të civilizimit perëndimor, shkruan sot Koha Ditore.

Qosiqi ka arritur me sukses që në serbin e zakonshëm ta rrënjosë mendësinë e vuajtjes për një jetë më të pastër, dhe idealin letrar qosiqian mund ta çojë në vend vetëm fshatari serb, tek i cili është kanonizuar gatishmëria për vdekje, gatishmëria për t’u përballur me “konspiracionin botëror“ që pezullon mbi Serbinë, dhe përfundimisht fshatari serb si personifikim i pamundësisë së realizmit të idealeve të tij duhet ta pranojë, të jetojë dhe të sillet në mentalitetin e viktimës.

Megjithatë, në jetën kulturore dhe politike të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë, Dobrica Qosiq la gjurmë të pashlyeshme në planin e ideve politike, dhe idetë e tij ndoshta do të përmblidheshin në të ashtuquajturën ”filozofi politike të ndarjeve, luftërave dhe pastrimeve etnike”.

Sa i përket kombit shqiptar në ish- Jugosllavi, dhe në veçanti çështjes së Kosovës, ideologjia e Dobrica Qosiqit ishte e pastër dhe pa ekuivokë: ai tërë jetën e tij luftoi dhe u vu në shërbim të realizimit të copëtimit të Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore) /Skënder Latifi