Kulturë

“Love is love is love” rikthehet pa shenjat e zeza të vandalizimit

Fill pas finalizimit, murali “Love is love is love” në murin e Fakultetit Filologjik, vepër e Orange Girl, u vandalizua. Të mërkurën pasdite, është rikthyer pa shenjat e bojë së zezë me të cilën u gjuajt

S’u desh shumë kohë pasi u përfundua që “Love is love is love” të vandalizohej. Të mërkurën pasdite, murali në faqen e murit të Fakultetit Filozofik, u inaugurua pa shenjat e një qasjeje të tillë. I realizuar nga Ermira Murati e njohur me emrin artistik Orange Girl, pak ditë pasi u përfundua në kuadër të “Manifesta 14”, u gjuajt me bojë të zezë. Në inaugurim, është theksuar se pavarësisht vandalizmave apo urrejtjeve dashuria mbetet dashuri.

“Edhe pse pas përfundimit, murali është vandalizuar, duke e dëmtuar me ngjyrë të zezë, prapë se prapë ai akt vandal nuk ka mundur ta zbehë çiltërsinë e dy shpirtrave të bardhë siç është ai i Mustafës dhe Qerkicës. Pra, as vandalizimi e as urrejtja dhe asnjë gjë tjetër në botë nuk mundet t’i zbehë ngjyrat e dashurisë sepse dashuria është dashuri është dashuri është dashuri…”, ka thënë ajo para të pranishmëve të cilët i ka nxitur, që së bashku më të, të brohorasin për disa herë frazën: “Dashuria është dashuri”.