Kulturë

Artistë shqiptarë e zviceranë nisin punën për realizimin e parkut të skulpturave në Zvicër

E kanë titulluar “Too big to fail” dhe gjendet në Brünig pranë “Naturfreundehaus”, një shtëpi për njerëzit që e duan natyrën. I gjithë parku ka një hapësirë mbi dy hektarësh bashkë me malin

Për të treguar dhe demonstruar se arti është i rëndësishëm për sistemin dhe se nuk mund të luhet thjesht me të, treshja e artistëve Bujar Berisha, Shuk Orani dhe Lili Vanilly po krijojnë një park skulpturash. E kanë titulluar “Too big to fail” dhe gjendet në Brünig pranë “Naturfreundehaus”, një shtëpi për njerëzit që e duan natyrën. I gjithë parku ka një hapësirë mbi dy hektarësh bashkë me malin.

 

Skulpturat e para në parkun e skulpturave të iniciuar nga treshja Bujar Berisha, Shuk Orani dhe Lili Vanilly pritet të realizohen në fillim të vitit 2022. Treshja ka bërë të ditur se parku ka shumë hapësirë dhe nuk ka kufizime në rritjen artistike. Qëllimi është të vihet në pah rëndësia e artit

Për të treguar dhe demonstruar se arti është i rëndësishëm për sistemin dhe se nuk mund të luhet thjesht me të, treshja e artistëve Bujar Berisha, Shuk Orani dhe Lili Vanilly po krijojnë një park skulpturash. E kanë titulluar “Too big to fail” dhe gjendet në Brünig pranë “Naturfreundehaus”, një shtëpi për njerëzit që e duan natyrën. I gjithë parku ka një hapësirë mbi dy hektarësh bashkë me malin.

“Institutet e artit dhe kulturës të sistemeve relevante mund të rrezikojnë kultura të tëra popullore në rast të një dështimi të çrregullt dhe për këtë arsye konsiderohen ‘Too big to fail’”, ka thënë Shuk Orani, artisti multimedial me vendbanim në Hamburg të Gjermanisë. Ai ka përfunduar Akademinë e dizajnit multimedial, si dhe Akademinë për publikime elektronike - art dhe dizajn, po ashtu në Hamburg.