Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Osmani: Instrumentet e muzikës tonë burimore mbetën pa mjeshtrin e madh, Shaqir Hotin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së instrumentistit të njohur kosovar Shaqir Hoti duke thënë se kavalli i tij pushoi por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza.

Osmani, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Hoti do të kujtohet përherë si njeriu që deshti, ruajit dhe kultivoi traditën shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Instrumentet e muzikës sonë burimore: okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Baca Shaqë iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore në ruajtjen e traditës së punimit të instrumenteve frymore, por edhe kultivimin e muzikës sonë burimore. Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza. Ai do të kujtohet përherë si njeriu që e deshi, ruajti dhe e kultivoi traditën tonë me devotshmëri deri në frymën e fundit! Qoftë i përhershëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve - Bacën Shaqë!”, ka shkruar Osmani.