“Graceland”, shtëpia e këngëtarit legjendar Elvis Presly në Memphis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tani është duke ofruar vizita online për të gjithë fansat e tij nga mbarë bota, përfshirë edhe ata që nuk mund të udhëtojnë për në atraksionin turistik në Tennessee, gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.
Organizatorët e ngjarjes kanë bërë të ditur se vizitat dyorëshe me ciceron do t’i dërgojnë vizitorët brenda shtëpisë së Presleyt, që është shndërruar në muze, dhe nëpër Kopshtin e Meditimit, ku dhe është i varrosur këngëtari.
Këngëtari e aktori i njohur ka vdekur në Memphis, më 16 gusht të vitit 1997.
Në biletën 100-dollarëshe për këtë vizitë përfshihet edhe një vizitë në aeroplanin e Presleyt dhe një ecje nëpër kompleksin e karrierës, që përmban ekspozita dhe artefakte të lidhura me Presleyn.
“Graceland” zakonisht i mirëpret me qindra mijëra mysafirë, të cilët e vizitojnë atë për çdo vit. Por numri i turistëve ka shënuar rënie të dukshme gjatë kohës së pandemisë.
“Graceland” ka qenë i mbyllur për disa javë vitin e kaluar dhe tani është i hapur, por me kapacitet të kufizuar. Vizitat virtuale janë caktuar të mbahen më 27 janar, 25 shkurt dhe 25 mars, ndërkaq pritet që të përfshihen edhe data të tjera.
-
Përvjetori i vdekjes së Elvis Presleyt rrit numrin e turistëve në vendlindjen e tij
-
Bizhuteritë e Elvis Presleyt do të vihen në ankand për shitje
-
Elvis Presley do të rikthehet në skenë përmes hologramit
-
Ish-gruaja e Elvis Presleyt tregon se pse nuk u martua më pas divorcit nga ai
-
Udhëtimi në botën e Elvis Presleyt me 400 eksponate