Fansat e yllit të mirënjohur të muzikës “Rock and Roll”, të ndjerit Elvis Presley, do të kanë mundësi ta shohin prapë atë përmes një hologrami të krijuar nga inteligjenca artificiale, raporton TheDailyBeast.
Koncerti “Elvis Evolution” premiera e të cilit do të mbahet në Londër në muajin nëntor, po ndërtohet si një koncert gjigant në të cilin do të përdoret IA për të krijuar figurën e këngëtarit në hollogram.
“Një version digjital i Presleyt do të performojë disa nga hitet e tij më të mëdha si pjesë e shfaqjes në një vend në kryeqytetin anglez, që ende nuk është zbuluar", shkruhet në webfaqen e shfaqjes.
Shfaqja pastaj do të mbahat edhe në Las Vegas, Tokio dhe Berlin pas debutimit në Britani.
Artikuj të ngjashëm
-
Billie Eilish vendos Manchesterin në qendër të filmit të ri 3D
-
Familja do që premiera e filmit të Michael Jacksonit të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert para vdekjes
-
David Bowie në botën e tij nëpërmjet artefakteve
-
Will Smith akuzohet se përdori AI-në për ta shtuar turmën e adhuruesve
-
Robbie Williams paralajmëron koncertin e karrierës për promovim të albumit të ri