Vendlindja e Elvis Presleyt dhe Muzeu në Tupelo, Mississippi, ka mirëpritur një numër në rritje të vizitorëve ndërsa admiruesit përkujtuan 45-vjetorin e vdekjes së tij, teksa një film i ri ka rizgjuar interesin ndërkombëtar për këngëtarin, shkroi të martën AP.
Roy Turnes ishte emëruar drejtor i vendbanimit të Presleyt.
Turner tha se sfida më e madhe është sjellja e vizitorëve për ta kthyer Tupelon në top atraksion pas pandemisë me COVID-19. Vendi ka parë më shumë vizitorë këtë vit se në dy vjetët e kaluara.
Filmi “Elvis” është bërë një hit botëror. Me turistët ndërkombëtarë që përbëjnë 60% të vizitorëve, filmi për mbretin e rock n’rollit nuk mund të gjente kohë më të mirë për t’u lansuar.
“Ata po vijnë nga e gjithë bota”, tha Turner.
Ai shtoi se rreth 20 persona nga Belgjika vizituan vendlindjen e Presleyt më 9 gusht, duke e kaluar ditën aty. Rreth 35 autobusë me turistë priten në dy javën e ardhshme.
Presley vdiq më 16 gusht 1977 në rezidencën e tij në Memphis.