Gruaja e këngëtarit të mirënjohur botëror, të ndjerit Elvis Presley, e ka lavdëruar figurën e tij pavarësisht që e kishte tradhtuar disa herë.
“Mundësi ai kishte vazhdimisht. Vazhdimisht. Edhe kur shkonte nëpër turne, e dinin se po vinte e i bënin oferta pa ndërprerë. Por mos më keqkuptoni, asnjëherë s’kam reshtur së dashuri Elvisin, deri në ditët e sotme. Ai ishte një njëri i jashtëzakonshëm. Kishte zemër të madhe, por, fatkeqësisht ai ishte Elvis Presley, dhe çdo grua e çdo vajzë vraponte pas tij”, ka thënë Priscilla për revistën People.
Ajo më tutje ka shpjeguar se u dashurua me të që në shikim të parë, kur e pa në “The Ed Sullivan Show” .
Aktorja ishte vetëm 14 vjeç kur e ka takuar Elvisin për herë të parë në Gjermani.
“Ishte shumë e vështirë për prindërit e mi ta kuptonin se pse Elvisi po interesohej shumë për mua. Mendoj se i pëlqeja për shkak se dëgjoja gjithçka që kishte për të treguar. Ai është hapur shumë me mua në Gjermani, rreth frikës së tij, rreth shpresave, rreth humbjes së nënës, gjë që nuk e kaloi kurrë. Dhe unë isha personi që rrija duke e dëgjuar dhe e mbështesja. Kjo ishte me të vërtetë lidhja jonë”, ka thënë 78-vjeçarja.
Priscilla dhe Elvis Presley janë martuar në vitin 1967. Ata bashkë patën një vajzë dhe janë divorcuar në vitin 1973, pas tetë vjetësh martesë. Ata mbetën shokë të ngushtë përgjatë tërë jetës së Elvisit.
-
Ish-gruaja e Elvis Presleyt tregon se pse nuk u martua më pas divorcit nga ai
-
Priscilla Presley frikësohej se Elvisi do ta vriste Robert Kardashianin, po ta dinte se ishte me të
-
“Priscilla” filmi i ri biografik i regjisores Sofia Coppola
-
Jennifer Lopez vendos rregulla për partnerët e ardhshëm
-
Jennifer Lopez thotë se nuk e ka ndjerë asnjëherë dashurinë e vërtetë