Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Priscilla” filmi i ri biografik i regjisores Sofia Coppola

Filmi i ri biografik i Sofia Coppolas, “Priscilla”, u shfaq për publikun në New York në praninë e aktorëve protagonistë, Cailee Spaeny dhe Jacob Elordi.

Mbi qilim të kuq mungoi regjisorja e shpërblyer me “Oscar” e cila kishte vendosur të kalojë më shumë kohë me nënën e saj të moshuar, Eleanor Coppola.

Spaeny dhe Elordi, ishin lejuar ta promovojnë projektin e tyre të ri edhe në Festivalin e filmit në Venecie, ani pse greva e aktorëve ishte duke vazhduar në Amerikë.

Filmi flet për gruan e mbretit të muzikës Rock ‘n’ Roll, Priscilla Presley, dhe jetën e saj përkrah një prej artistëve më të dashur në Amerikë. Ai bazohet në librin me kujtime të vitit 1985, “Elvis and Me”, i shkruar nga Priscilla Presley dhe Sandra Harmon. Përmes syve dhe kujtimeve të saj, Coppola ia zbulon adhuruesve të filmit një anë të re të martesës së problematike të çiftit Presley. Priscilla ishte 14-vjeçare kur e takoi këngëtarin, i cili ishte njëmbëdhjetë vjet më i moshuar.

Cailee Spaeny vjen në rolin e Priscillas, krahas aktorit Australian, Jacob Elordi, i cili e portretizon Elvisin në film.

“Kurrë më parë nuk e kisha dëgjuar anën e saj të historisë, ani pse jam rritur si fanse e Elvisit. Dhe padyshim ka detaje që ishin pjesë e historisë së saj me të, dhe të cilat ishin shokuese. Si çift, ata e kishin një lidhje të trazuar dhe jo stabile. Po ashtu mendon se kishte shumë dashuri mes tyre. Mendoj se kjo ishte një histori e komplikuar njerëzore dhe ne thjeshtë jemi munduar t’i sjellim të gjitha faktet në ekran të madh, dhe ta rrëfejmë historinë e saj ashtu siç ishte në të vërtetë. Ajo çka mua më pëlqen më së shumti tek filmat, është se ata ngjallim diskutime dhe pyetje të ndryshme e të rëndësishme. Mendoj se ky film e bënë pikërisht këtë gjë”.

Elordi tha se i është qasur personazhit të tij me një respekt të jashtëzakonshëm, pavarësisht faktit se portretizimi i Elvisit në këtë film nuk ishte shumë i hijshëm.

Edhe Priscilla Presley lavdëron Elvisin pavarësisht tradhtive Showbiz Priscilla Presley lavdëron Elvisin pavarësisht tradhtive

“Gjëja kryesore që doja ta bëja në film është t’i qasesha projektit me respekt, e më pas ta bëja të pamundurën që ta gjej thelbin e këtij roli dhe ta portretizoja në mënyrë sa më reale. Thjeshtë dua që publikut t’ia sjellim të vërtetën në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Në film gjithashtu luan aktori i njohur i serialit “Succession”, Dagmara Dominczyk. “Priscilla” lansohet nëpër kinematë e Amerikës nga 27 tetori.

Përgatiti: Edona Binaku