Nën hijen e luftës në Bosnje dhe Hercegovine (1993-94), u shënua një valë e krimeve të rënda kundër banoreve te Saxhakut, nga ana e pushtetit te Serbisë dhe atij të Malit të Zi, - thotë regjisori serb Dushan Reliq, i cili përgatiti filmin “Procesi Sanxhak”. Ky film është shfaqur mbrëmë në Festivalin e filmave dokumentarë të “Al Jazeera Balkans”, që po mbahet në Sarajevë.
Preteksti i dhunës sistematike kundër të gjithë banorëve boshnjakë të Sanxhakut, e në veçanti kundër intelektualëve dhe individëve të tjerë autoritativë të Sanxhakut, ishte gjoja kundër përgatitjes së kryengritjes për themelimin e shtetit të Sanxhakut.
Qëllimi i kësaj fushate të egër ishte dëbimi i boshnjakëve të Sanxhakut nga trojet e veta-raporton Al Jazeera Ballkans, transmeton Koha.net.
-
“The Pavilion” si revoltë ndaj të zezave në shtëpi të pleqve
-
Nacionalizimi serb në Mal të Zi çon krye përballë filmit shqip
-
Isa Qosja: Ndërprerja e filmit në Podgoricë me planifikime e veprime të orkestruara nga Serbia
-
“Lejleku” në shqip, nxjerr nacionalizmin antishqiptar në Podgoricë
-
Në kërkim të drejtësisë në Kosovë