Që nga data 16 qershor, punime të shumta kanë qëndruar të ekspozuara në Galerinë e Ministrisë “Qafa”.
Ekspozita “Selfie Mundi” e artistes së re Engji Jaha është mbyllur para afatit për të kaluar rrugëtimin si ekspozitë virtuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër galerinë mbetet e rëndësishme përshtatja me situatën e krijuar dhe promovimi i artistëve që këtë vit artin e tyre do ta shpalosnin në hapësirën e këtij institucioni.
Artistja Engji Jaha, përmes artit të saj, shfaq dy anët e personalitetit të saj.
Përmes punës me autoportrete shtjellon rrëfime nga jeta e saj.
Hapja e kësaj ekspozite kishte bërë që muret e galerisë të mbuloheshin me art pas më shumë se tre muajve që nga mbyllja e parë e saj, për shkak të masave parandaluese kundër koronavirusit.
Së fundi, meqë numri i të prekurve është rritur ndjeshëm, Qeveria sërish ka rikthyer masën që institucionet e kulturës si muzetë dhe galeritë ta pezullojnë punën.