Mbrëmë ishte nata e fundit e festivalit Albanian Film Week, i cili ka nis më datën 26 maj dhe përfundoi mbrëmë me ndarjen e çmimeve të filmave më të mirë të festivalit, që u shfaqën në New York, aty edhe ku mbahet ky festival.
Filmi i metrazhit të gjatë “Home Sweet Home”, me regji të Faton Bajraktarit është shpërblyer me tri çmime duke rrëmbyer kështu edhe çmimin kryesor siç është “Filmi më i mirë”. Njëkohësisht ky film është fitues edhe i çmimeve të dy aktorëve më të mirë siç janë Donat Qosja “Aktori më i mirë” dhe Arta Muqaj “Aktorja më e mirë”.

Ndërkohë, regjisori shqiptar nga Maqedonia Ibër Deari ka marrë dy çmime për dy filmat e tij. Çmimi për “Filmi më i mirë i shkurtër” shkoi për filmin “Toka”, të Ibër Dearit dhe po ashtu ky regjisor u zgjedh edhe “Regjisori më i mirë” për filmat e tij “Long Way Home” dhe “Toka”. Besim Ugzmajli, regjisor i dokumentari “Beyond the Gates”, morri çmimin “Dokumentari më i mirë”.
Aktori Isli Hoxha dhe producentja Enkelejda Vasilis Mezini u shpërblyen me çertifikata nga ky festival i cili sivjet mbajti edicionin e tij të gjashtë.

-
Shpallet lista e filmave për Javën e Filmit Shqiptar në Amerikë
-
“Shame and Money” triumfues i dyfishtë në “PriFestin” e maratonës së filmave vendorë
-
Deari, regjisori më i mirë me “Everybody Calls Redjo” në Tiranë
-
“SOS”, fitues i edicionit të 24-t të “DokuFestit”
-
“Nji prej nesh”, fitues i trefishtë në “Hyjnesha në fron”