Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“SOS”, fitues i edicionit të 24-t të “DokuFestit”

“SOS” nga Anita Morina ka fituar çmimin kryesor, atë të kategorisë kombëtare, në edicionin e 24-t të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Për më shumë se një javë rrëfime kinematografive nga të katër anët e botës janë shfaqur në Prizren duke e rikthyer qytetin në një kinema të hapur. Përtej përmbajtjes së filmave, “DokuFesti” tashmë është pikë referuese e Kosovës dhe Ballkanit sa i përket botës së kinematografisë.

LISTA E PLOTË E ÇMIMEVE:

Çmimi i distribuimit – “Ndera”, nga Endrit Qarolli

Çmimi i publikut – “Palace of Youth”, nga Maddie Gwin

Çmimi për filmin më të mirë nga të rinjtë - Coexistence My Ass, nga Amber Fares

Edhe “DokuFest” shpërblen filmin që shpërfaq sfida rinore e krizë identiteti Shtojca për Kulturë “DokuFest” shpërblen filmin që shpërfaq sfida rinore e krizë identiteti

Mirënjohje speciale në kategorinë The Green Dox -May the Soil Be Everywhere, nga Yehui Zhao

Çmimi i kategorisë The GREEN DOX - Shifting Baselines”, nga Julien Elie

Çmimi i kategorisë për të drejtat e njeriut - "My Dear Theo", nga Alisa Kovalenko

Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër - Blue Heart”, nga Samuel Suffren

Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër dokumentar - "We Were the Scenery nga Christopher Radcliff

Edhe Mbijetesa e ekzistenca në filmat vendorë në “Doku Fest” EXPRESS Mbijetesa e ekzistenca në filmat vendorë në “Doku Fest”

Çmimi për kategorinë e filmit të gjatë dokumentar - "Action Item nga Paula Ďurinová 

Mirënjohje speciale e kategorisë  "Balkan Dox - "Antigona nga Ibër Deari dhe Mirsad Abazi

Çmimi i kategorisë "Best Balkan Short Dox" - "Merging Bodies" nga Adrian Paci

Mirënjohje speciale e kategorisë "Balkan Dox" - "Soil and Wings" nga Stefan Malesheviq.

Edhe Temat sociale e të ekzistencës në filmat vendorë në “DokuFest” Kulturë Temat sociale e të ekzistencës në filmat vendorë në “DokuFest”

Çmimi i kategorisë "Balkan Dox" - "A Strange Colour of Dream" nga Yasemin Akinci

Çmimi i kategorisë kombëtare - "SOS" nga Anita Morina