Koha na kushtëzon si qenie

Koha na kushtëzon si qenie

07 April 2019 07:30

Erina Çoku ka mbaruar shkollën e mesme “Pjetër Budi” në Burrel (1994-1998) dhe studimet e larta për Gjuhë-Letërsi (profil Gjuhësi), në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës (1999-2003).

Ka botuar dy vëllime poetike: “Krahë s’kanë engjëjt e mi” (“Toena”, 1997) dhe “Gjurma e gjethes” (“Botimet WestPrint”, 2011). Libri i saj i tretë është në proces.

Poezitë dhe shkrimet e saj janë publikuar në revista, antologji dhe mediume të ndryshme letrare, si: “Poeteka”, “Milosao”, “Radi and Radi”, “Poets and Writers”, “Botimet shqiptare”, “Fjala Review”, “Emathia”, “Kultplus”, “Tetova news”, “Darsiani.com”, “Mapo”, “Telegraf”, “Dita”, “Observer.com”, “Albmendimiarts.com”, “Shekulli”, “Tirana Post”, “Shkodra Press”, “Zemra Shqiptare”, “Gentlewomen”, “Fjalashqipe.com”, “Gazeta Letrare”, “Atunis Poetry” etj.

Ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme poetike, si: “Poeteka”, “Portiku letrar”, “Festivali i poezisë së pabotueme”, “Verë dhe poezi”, “TransformArt”, “Takimet Ndërkombëtare Azem Shkreli”, “Këngë dhe poezi”, "Ditët e Naimit" etj.

Ka pasur një bashkëpunim artistik (si krijuese dhe redaktore) për tekstet përshkruese të pikturave të artistit italian Luca Moriçi (Luca Morici) paraqitur në ekspozitën “Il dolore” (Dhimbja), 2012.

Profesioni i saj është redaktore.

Dashuria është nyja më e fortë që na lidh me jetën. Vjen në aq shumë forma, na ikën, na gjen, na lë, na ndërhyn në gjithsej bëjmë e jemi. Na vë në provë fuqinë e pafuqinë tonë. E duam, I tutemi. E kërkojmë. Lartësohemi prej saj. Dashurinë e quaj thelb të jetës, atë kërkoj me poezinë time, shkruan sot Koha Ditore. 

Shtëpia na pret në fund të një rrugëtimi. E meqë udhët e njeriut janë aq shumë, edhe shtëpitë e njeriut janë po aq, udhëtojmë në kohë e hapësirë, udhëtojmë me mend e shpirt. Vazhdimisht jemi duke shkuar për diku, drejt diçkaje. Shtëpia na mbron, na ngroh, na përmbledh. Shtëpia ime është më shumë sesa një ndërtesë. Sytë e fëmijëve të mi janë shtëpia ime. Përqafimi i prindërve të mi. E qeshura e vëllezërve. Fytyra e motrës. Gugatjet e mbesave. Atje banon dashuria.

Një pemë në mes të udhës. Një lule e egër në një lehe. Harta e qiellit me hënë, diell, re, shi, dritë e terr. Harta e tokës me male, det, erë, shpendë e kafshë. Natyra, stinët, dukuritë. Atje banojnë muzat.

Edhe arti mund të bëhet shtëpia. Një poezi, një varg i vetëm, mund ta strehojë shpirtin e njeriut...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme