Kulturë

Debati i Arkitektëve për Sallën Koncertale përfundon pa ndonjë konkludim a sugjerim

Debati i Arkitektëve për Sallën Koncertale përfundon pa ndonjë konkludim a sugjerim
Foto: Koha

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës dhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës e komunitetit artistik, mbajtën debat për sallën koncertale. Gjatë debatit të mbajtur pas publikimit të marrjes së vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, për shpronësimin e ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Gërmia”, u diskutua për mundësinë e përshtatjes së kësaj ndërtese në sallë koncertale sikurse edhe për lokacione tjera të mundshme.

Yll Rugova, drejtor i Kulturës, Rinisë e Sportit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se edhe vet ndodhet në dilemë lidhur me çështjen e ndërtesës, raporton “Koha Ditore”.