Sot Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së saj ka marrë vendimin për shpronësim të ndërtesës së ish “Gërmisë”, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmes rrjeteve sociale, transmeton koha.net.
Ai ka shkruar se kanë shpronësuar këtë ndërtesë për adaptimin e saj për Sallë Koncertale, duke ruajtur stilin arkitektonik si pjesë e memories, sipas kërkesës së komunitetit të artistëve.
Kryeministri ka shkruar: “Një ndër vendimet kryesore të Mbledhjes së sotme të Qeverisë, ishte ai për shpronësimin e ish ndërtesës së ndërmarrjes “Gërmia”, për adaptimin e saj për Sallë Koncertale, duke e ruajtur stilin arkitektonik si pjesë e memories, sipas kërkesës së komunitetit të artistëve".
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimet për shpronësimet për interes publik dhe për marrjen e përgjegjësisë nga ana e Qeverisë së Kosovës për kryerjen e pagesës së shumës totale të vlerës së shpronësimit dhe kërkesave eventuale të kreditorëve edhe për disa objekte tjera të ish-ndërmarrjeve.
Në këtë listë, sipas Qeverisë së Kosovës, bëjnë pjesë: ish-Ndërmarrja Shoqërore “Gërmia”; Objekti Afarist përdhese, ish-Barnatorja e Qytetit; Ndërtesa e ish-Ndërmarrjes Shoqërore “Rilindja”; dhe ndërtesës së ish-“Banka Themelore e Bankës së Lubjanës”.
Objektet e shpronësuara janë në shfrytëzim për nevoja të akomodimit dhe punës së institucioneve shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës.
-
Rrezikohen 15.4 milionë euro, Qeveria do zgjidhje për ish-“Gërminë”
-
Qeveria tërhiqet nga ruajtja e ish-objektit të “Gërmisë” në kryeqytet
-
Debati i Arkitektëve për Sallën Koncertale përfundon pa ndonjë konkludim a sugjerim
-
Projektimi i “Gërmisë” si galeri me sallë të re – 1.6 milionë euro shtesë
-
Komuna do që “Gërmia” të bëhet galeri e t’i bashkohet salla koncertale