Një objekt afarist është përfshirë nga zjarri gjatë mesditës të së mërkurës në fshatin Kijevë të Malishevës.
Policia ka njoftuar se zjarrfikësit po punojnë për ta lokalizuar zjarrin.
Në këtë rast nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një objekt afarist është përfshirë nga zjarri në fshatin Kijevë, Komuna e Malishevës. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e zjarrit. Deri më tani, nuk është raportuar për persona të lënduar si pasojë e zjarrit”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Policia nuk ka bërë të ditur për shkaqet e zjarrit.
-
Plagoset një i mitur në Malishevë pas një mosmarrëveshjeje me dy të tjerë
-
Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, arrestohet i dyshuari
-
Dyshohet për grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
-
Kamioni vetaksidentohet dhe përfshihet nga zjarri në autostradë
-
Një zjarrfikës pësoi lëndime gjatë intervenimit në qendrën tregtare që e kaploi zjarri