Kronikë

Plagoset një i mitur në Malishevë pas një mosmarrëveshjeje me dy të tjerë

Policia

Një i mitur është plagosur me armë zjarri të mërkurën në fshatin Kijevë të Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë.

Lajmin për KOHËN e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore.”, ka deklaruar Elezaj.