KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Πυρκαγιά κατακαίει εμπορικό κτίριο στο Κίγιεβο της Μαλίσεβα

Φωτιά

Φωτογραφία: Εικονογράφηση

Një objekt afarist është përfshirë nga zjarri gjatë mesditës të së mërkurës në fshatin Kijevë të Malishevës.

Policia ka njoftuar se zjarrfikësit po punojnë për ta lokalizuar zjarrin. 

Në këtë rast nuk është raportuar për persona të lënduar. 

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një objekt afarist është përfshirë nga zjarri në fshatin Kijevë, Komuna e Malishevës. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e zjarrit. Deri më tani, nuk është raportuar për persona të lënduar si pasojë e zjarrit”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. 

Policia nuk ka bërë të ditur për shkaqet e zjarrit.