Një zjarr i madh ka përfshirë gjeneratorin që ndodhet në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.
Bazuar në videon që ka siguruar KOHA, gjeneratori është shumë afër objektit të ministrisë.
Në vendngjarje në momentin e filmimit, nuk ishte asnjë njësi zjarrfikësish.
Policia e Kosovës i tha KOHËS se incidenti ndodhi në orën 11:30, në rrugën “Fazli Grajçevci”.
“Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftimin policor.
Një zjarr i madh ka përfshirë gjeneratorin që ndodhet në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës në PrishtinëNjë zjarr i madh ka përfshirë gjeneratorin që ndodhet në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë Detajet ? https://www.koha.net/r340273
Posted by Koha.net on Tuesday, August 23, 2022
Zjarr në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës, gjeneratori në flakëZjarr në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës, gjeneratori në flakë
Posted by Koha.net on Tuesday, August 23, 2022
-
Dëme të konsiderueshme nga zjarri në një objekt afarist te zona industriale
-
Përfshihet nga zjarri një objekt banesor në Prishtinë
-
Fasada e një ndërtese ngjitur me Ministrinë e Infrastrukturës rrezikon qytetarët, ndërhyjnë zjarrfikësit
-
Digjet gjeneratori i MMPHI-së, zjarrfikësit thonë se reduktimet e rrymës shtojnë rreziqet
-
Haradinaj për djegien e gjeneratorit: Këta kanë nisur ta hanë turpin me bukë