Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar djegien e një gjeneratori të martën, në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ministritë dhe ministrat kanë aq gjeneratorë sa edhe për t’ua vënë flakën.
“Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s'kanë as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër! Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon! Këta pos që po i hanë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë!”, ka shkruar Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kurti shpenzon më së shumti para duke i ushqyer 'zagarët' që fyejnë shqiptarët
-
Haradinaj me kritika pas problemeve me rrymë: Qeveri e territ
-
Haradinaj: Qeveria nuk po trajton me dinjitet FSK-në
-
Haradinaj: Ata që hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp
-
Haradinaj: Ndalu sa s'të kanë ndalë o Albin Kurti