Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është i shqetësuar për trajtimin jo të dinjitetshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Qeveria.
Haradinaj, megjithatë, ka thënë se është mahnitëse gatishmëria e të rinjve për t’i shërbyer atdheut.
"Është mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për Atdheun. Sot u certifikuan edhe 325 ushtarë të rinj. Me këtë rast, uroj shumë suksese për ta, në këtë rrugë fisnike. Me përkushtim të madh, kam qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, ngritëm statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve. Por, sot ndjehem i shqetësuar për trajtimin jo të dinjitetshëm të Forcës nga qeveria aktuale. Me dhjetëra miliona euro të buxhetit, u humbën këtë vit, për shkak të papërgjegjësisë qeveritare", ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka shtuar se përpos vullnetit qytetar për të shërbyer, siguria e vendit kërkon përkushtim madhor dhe serioz të qeverisë.
"Këto veprime të Qeverisë, cungojnë kapacitetet tona të sigurisë. Kosova do të hyjë në vitin që po vjen, me 58 milionë euro më pak armatim, municion e mjete ushtarake. Përpos vullnetit qytetar për të shërbyer, siguria e vendit kërkon përkushtim madhor dhe serioz të qeverisë", ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj: Qeveria me trajtim katastrofal për ushtarët e FSK-së, paga minimale të jetë 1000 euro
-
AAK-ja hap fushatën, kritikon qeverisjen e Kurtit
-
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Haradinaj: Gjendja me rrymën alarmante, investimi në kapacitete të reja është urgjent