Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që siguria energjetike të trajtohet si urgjencë kombëtare. Ai ka thënë se rezultatet nga zgjedhjet e fundit nuk do t’i zgjidhin problemet e përditshme, si energjia.
Haradinaj ka shtuar se gjendja me energjinë elektrike në vend është alarmante.
“Rezultatet që dolën nga zgjedhjet që sapo i kaluam, kam shqetësimin se nuk do t’i zgjidhin problemet e përditshme me të cilat përballen qytetarët tanë. Gjendja e rënduar me energji është alarmante. Shumë vendbanime po përballen me reduktime të tejzgjatura, në kohë kur temperaturat janë të ulëta dhe dihet që shumica e qytetarëve të Kosovës ngrohjen e kanë përmes energjisë. Po ashtu, në këtë periudhë ka edhe shumë vëllezër e motra nga diaspora që po i kalojnë pushimet në atdhe”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj ka thënë se situata me reduktimet e energjisë kërkon veprim të menjëhershëm, e se duhet investim në kapacitete të reja energjetike.
“Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm. Është urgjente të investojmë në kapacitete të reja energjetike, përfshirë ndërtimin e termocentraleve me thëngjill dhe gaz, që të mos vazhdojë kjo traumë për qytetarët tanë, si me mungesë të energjisë ashtu edhe me fatura me çmim përtej çdo normaleje. Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë kombëtare”, ka shkruar më tej.
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme
-
Haradinaj për vërshimet: Urgjencë kombëtare, institucionet t’i shtojnë veprimet
-
Haradinaj: Vota për AAK-në është votë për rrymë më të lirë
-
Haradinaj: Ne e trajtuam energjinë si çështje të sigurisë kombëtare
-
Haradinaj: Gjatë qeverisjes sime u dëshmua se energjia nuk negociohet