Zjarri ka kapluar një barnatore në rrugën “Dëshmorët e Kombit” të shtunën në Prishtinë, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që Policia ka nisur hetimin për t’i sqaruar rrethanat që ndërlidhen me rastin.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm