Është përfshirë nga zjarri një barnatore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Nga zjarri që e kishte kapluar barnatoren në orët e para të mëngjesit nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet duke e cilësuar si zjarrvënie.
“Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, ka treguar Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
S’ka të lënduar nga zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë
-
Aksident te rruga “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, dy të lënduar
-
Zjarr në Hajvali, intervenojnë zjarrfikësit