Dy persona kanë marrë lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se është pranuar informata për aksidentin rreth orës 15:30.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka njoftura Pllana.
Artikuj të ngjashëm
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës
-
Aksident në autostradë, dy persona të lënduar
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës