Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të martën.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, qendra e kryeqytetit ka qenë e mbyllur për komunikacion në mëngjes.
VIDEO:
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident te rruga “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, dy të lënduar
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Pesë të lënduar në një aksident në Prishtinë, ku u përfshinë 7 automjete
-
Shtatë të lënduar nga aksidenti i pesë automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë