Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për gjetjen e një personi të zhdukur në Malishevë.
Policia ka njoftuar se më 5 tetor 60-vjeçari Halim Ramadan Sopaj, banues në Janqishtë të Malishevës, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë momentin e largimit, ai ishte i veshur me rrobe sportive (trenerka) të zeza, bluzë të zezë, atlete (patika) të kaltra, thuhet në njoftimin e PK-së
“Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK, Drejtoria e Emergjencave e Kuvendit Komunal në Malishevë se bashku me Zjarrfikës, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet”, ka thënë Policia.
Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Halim Ramadan Sopaj (personi në fotografi), të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin më të afërt policor.
