Një person ka raportuar në Polici se gruaja me të cilën bashkëjetonte është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk është kthyer më.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 gusht, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e largimit.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.