Komuna e Malishevës ka bërë apel për ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit, Halim Sopaj.
Në një njoftim për media, komuna bën të ditur se Sopaj është nga fshati Janqishtë, duke theksuar se ai ka dalë nga shtëpia në orët e mëngjesit më datë 5 tetor dhe nuk është kthyer më.
“Luten të gjithë qytetarët, të cilët e kanë parë apo kanë ndonjë informacion, të lajmërojnë në numrat emergjent 112 ose 192. Lidhur me rastin janë të njoftuara organet përgjegjëse policore, ndërsa edhe komuna e Malishevë ka ndërmarrë të gjitha masat në kërkim të personit të zhdukur. Janë aktivizuar ekipet përgjegjëse komunale, ekipet e kërkim shpëtimit dhe Policia e Kosovës, me njësitë përgjegjëse. Aksionit të kërkimit i janë bashkuar edhe banorë të fshatit Janqishtë dhe ekipet tjera vullnetare”, thuhet në njoftim.
Raportohet i zhdukur një burrë në Malishevë
Një burrë nga fshati Janqishtë i Malishevës është raportuar i zhdukur.Sipas raportit 24-orësh, rastin e ka...-
Zhduket një burrë në Malishevë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij
-
Nis operacioni i kërkim-shpëtimit për të zhdukurin në Malishevë
-
Raportohet i zhdukur një burrë në Malishevë
-
Raportohet e zhdukur një grua në Malishevë
-
Gjenden mbetjet mortore të personit që u raportua i zhdukur në tetor të vitit 2025 në Malishevë