Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vushtrri, arrestohet pronari i një lokali për shkelje të masave

Foto: Koha

Pronari i një lokali në Vushtrri është shoqëruar në stacion policor të hënën mbrëma, pasi kishte mbajtur lokalin hapur përtej orarit të lejuar.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së koroanvirusit, gjithë gastronomia duhet mbyllur deri në ora 21:00.

Rasti në fjalë në Vushtrri ka ndodhur pas orës 22:00.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar edhe se brenda lokalit ka pasur persona tjerë ndaj të cilëve është iniciuar procedurë për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Edhe rasti i pronarit të lokalit ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Mitrovicë janë ndaluar shtatë persona pasi kanë lëvizur jashtë orarit të lejuar.