Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pronari i një lokali në Vushtrri, në të kishte 12 shtetase të huaja pa lejeqëndrim

Në Vushtrri mbrëmë është arrestuar pronari i një lokali. Në lokal njësitet policore dhe inspektorët komunalë kishin hasur 11 shtetase të Shqipërisë dhe një të Serbisë të cilat nuk kishin leje qëndrimi në Kosovë.

Ndaj tyre është shqiptar fletëparaqitje për mosrespektim të orarit lidhur me pandeminë COVID-19 dhe janë urdhëruar që të paraqiten sot në zyrat e migrimit në Prishtinë.

Po ashtu Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se është iniciuar lëndë ndaj pronarit të lokalit dhe ai është liruar me procedurë të rregullt.