Është arrestuar pronari i një lokali në Mitrovicë të mërkurën mbrëma pasi nuk kishte respektuar masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Policia e Kosovës ka raportuar se rreth orës 22:40 është hasur duke u punuar në lokal, ku ishin prezentë edhe persona tjerë.
“Me udhëzim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, kurse ndaj personave tjerë që ishin në lokal procedurat do t’i vazhdojnë inspektorët sanitar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosovari pozitiv me koronavirus kapet nga policia në një lokal në Mitrovicë
-
Në Mitrovicë një i infektuar me COVID-19 del në qytet, iniciohet procedurë ndaj tij
-
Nuk respektoi masën e vetizolimit, arrestohet në Graçanicë
-
Vushtrri, arrestohet pronari i një lokali për shkelje të masave
-
Policia mbyll 15 lokale në gjithë Kosovën për mosrespektim të masave ndaj koronavirusit