Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nuk respektoi masën e vetizolimit, arrestohet në Graçanicë

Foto: Koha

Një person në Graçanicë nuk ka respektuar masën e vetizolimit dhe është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur të martën.

Ndaj tij është iniciuar lënda dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Raste të mosrepsketimit të masave kufizuese të Qeverisë të vendosura për të parandaluar për përhapjen e pandemisë COVID-19 ka pasur edhe në qytete tjera. Në Suharekë në mesnatën e të martës është arrestuar pronari i një lokali pasi kishte mbajtur lokalin hapur dhe nuk ka respektuar masat e Qeverisë.

Po ashtu dy persona në Suharekë janë arrestuar të martën pasi kanë shkelur orën policore. Në Mitrovicë për rast të tillë janë arrestuar katër persona, dy meshkuj e dy femra.