Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit në një lokal në Klinë të hënën pasdite.
Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj, raporton “KosovaPress”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima ishte dërguar me plagë të rënda në QKMF të Klinës, ndërsa nga aty është transferuar në Spitalin e Pejës ku është konstatuar vdekja e tij.
“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës. Nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, ka deklaruar ai.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se i dyshuari është në arrati.
“Rreth orës 16:40, Policia është njoftuar për të shtëna në një lokal në Klinë. Policia menjëherë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, e ka dërguar viktimën në QKMF për tretman mjekësor. I dyshuari është në arrati”, ka thënë Gashi për KOHËN.