*Artikull i përditësuar - Një person është vrarë të shtunën në fshatin Bokshiq të Klinës, kanë konfirmuar Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për vrasje të rëndë. Para komunikatës, në Policinë e Kosovës thanë se i dyshuari është vëllai i viktimës.
“Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 15:08 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Bokshiq të komunës së Klinës. Policia e Kosovës me të pranuar informatën menjëherë ka dal në vend të ngjarjes dhe ka kuptuar se një person ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”, thuhet në njoftimin për rastin.
Komunikata thekson se është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante.
Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Prokuroria ka njoftuar se do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen e vëllait në Bokshiq të Klinës
-
Nis hetimi për vdekjen e një foshnje në Klinë
-
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
-
Vritet një person në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari në arrati
-
Vdiq edhe gruaja që u sulmua nga djali i saj në Klinë