Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Klinë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën është gjetur i shtrirë në rrugë një person në Klinë, ndërsa në Spitalin e Pejës është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejtë e viktimës i është dhënë ndihma e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për rastin është konsultuar prokurori i shtetit, e me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, me ç’rast vazhdon të hetohet.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin policor.