Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Vushtrri të dielën. Pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin.
Prokurorja e rastit Fetije Bajrami, për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se dyshimet janë se motivi ishte dëmtimi i veturës së njërit të pandehur.
“Një nga ta akuzohet për vrasje të rëndë dhe tre tjerë për pjesëmarrje në rrahje. Motivet janë, për një kerr. Janë rrahë paraprakisht një ditë më herët, që ia kanë dëmtuar këtij të pandehurit kerrin, e kanë pas një rrahje mes vete. Ata tjerët grup që janë kanë s’i kemi gjetur ende”, tha Bajrami.
Ajo shtoi se Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për paraburgim, të cilën është duke e punuar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i ka thënë KOHËS se dy të arrestuarit e parë janë J.S., 24-vjeçar, E.B. 24-vjeçar, ndërsa tre të tjerëve s’u janë bërë të ditura inicialet.
Edhe
Pesë të arrestuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Vushtrri
Për rastin është konfiskuar edhe një armë AK-47, ndërsa trupi i pajetë i viktimës E.Z., 27-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.