Pesë persona janë arrestuar në Vushtrri, me dyshimin se janë përfshirë në vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i ka thënë KOHËS se dy të arrestuarit e parë janë J.S., 24-vjeçar, E.B. 24-vjeçar, ndërsa tre të tjerëve s’u janë bërë të ditura inicialet.
Për rastin është konfiskuar edhe një armë AK-47, ndërsa trupi i pajetë i viktimës E.Z., 27-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast. Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajete i viktimës F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në njoftimin e Zahitit.
Policia tha se po i vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Vrasja në Vushtrri, motiv dyshohet se ishte dëmtimi i veturës
-
Arrestohet i dyshuari që vrau 19-vjeçarin në Vushtrri, iu gjetën armë në shtëpi
-
Vdes personi i dytë pas sulmit me armë në Vushtrri
-
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar